Gjatë seancës së Kuvendit, AAK propozoi që ky peticion të futet në rend dite, por nuk mori votat e mjaftueshme nga deputetët. Ndërkohë, të tri partitë opozitare zhvilluan një konferencë për shtyp ku njoftuan se bojkotojnë vazhdimin e seancës.
Deputetja e AAK-së, Donika Kada Bujupi tha se zëvendëskryeministri Thaçi mos të kërcënojë qytetarët se protesta do të jetë e dhunshme, pasi ata kanë bërë thirrje për protestë paqësore./KosovaPress/
