PRISHTINË, 16 Shkurt /ATSH/.-Komisioni i Kuvendit të Kosovës për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në mbledhjen e sotme mori vendim për formimin e Panelit Intervistues për përzgjedhjen e kandidateve për Avokatin e Popullit.
Lidhur me këtë, komisioni vendosi që në panel të jenë përfaqësues nga të gjitha partitë politike, ndërsa në krye të Panelit u zgjodh kryetarja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Lirije Kajtazi.
Në këtë mbledhje është formuar edhe grupi punues për monitorimin e zbatimit të Ligjit për personat e verbër./b.j/a.gjonaj/f.n/