Kosovë, Presidenti Thaçi nis konsultimet me partitë për qeverinë. Albin Kurti: Nuk kanë bazë kushtetuese

Në kohën kur edhe Kosova po përballet me pandeminë, skena politike vazhdon përplasjet se si duhet vepruar pas mosbesimit të qeverisë së Albin Kurtit.

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se “vendi ka nevojë për një qeveri të stabilitetit, unitetit dhe të jetë gjithëpërfshirëse” dhe se për këtë ai do të fillojë konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm për funksionalizimin e institucioneve, deklarim ky që po kundërshtohet ashpër nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili thotë se Presidenti duhet të mendojë për datën e zgjedhjeve të reja.

Sot Kurti në një letër drejtuar presidentit Thaçi ka shkuar se konsultimet e Presidentit me partitë politike nuk kanë bazë në asnjë dispozitë të Kushtetutës së Kosovës.

Kryeministri në detyrë pak ditë më parë tha se  Kontrata legjitimuese me popullin është ndërprerë dhe duhet të rikthehemi tek votimet.

Kushtetuta e Kosovës parasheh që “nëse Kryeministri jep dorëheqjen ose për arsye të tjera, posti i tij/saj mbetet i lirë, Qeveria bie, dhe Presidenti i Republikës së Kosovës, në konsultim me partitë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën në Kuvend, mandaton kandidatin e ri, për të formuar Qeverinë”. Por, po ashtu sipas Kushtetutës, “Kuvendi mund të shpërndahet nga Presidenti i Republikës së Kosovës, pas votimit të suksesshëm të mosbesimit të Qeverisë”.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital

Aksident në Fushë Milot, 38 vjeçari me makinë përplaset me 2 mjete! Tre pasagjerët e njërës prej tyre përfundojnë në spital