TIRANË, 9 Tetor/ATSH/.- Caritas-i në Kosovë ka organizuar të enjten, në Ferizaj, konferencën kombëtare kundër abuzimit dhe trafikimit të fëmijëve në Kosovë.
Sipas KosovaPress, kjo çështje u konsiderua shumë komplekse ndaj u kërkua edhe përfshirja e institucioneve dhe shoqërisë civile.
Në cilësinë e organizatorit, drejtori i Caritasit të Kosovës, dom Viktor Sopi tha se prioritet i veprimtarisë së Caritas-it është luftimi i fenomenit të trafikimit të qenieve njerëzore.
Edhe, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Sasha Ristiq, vuri theksin tek strategjia kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke thënë se Kodi Penal i Kosovës, qartësisht e sanksionon këtë dukuri. Sipas tij, Kosova ka ecur përpara me legjislacionin i cili është plotësuar edhe me ligjin kundër trafikimit të qenieve njerëzore."Nga baza ligjore e Kosovës, e cila është e harmonizuar me ligjet dhe standardet evropiane, ka dalë edhe strategjia kombëtare kundër trafikimit të qenieve njerëzore. Hapi i parë i kësaj strategjie nënkupton pengimin e kësaj dukuri si masë parandaluese, identifikimin dhe kapjen e atyre që merren me këtë dukuri kriminale si dhe identifikimin e viktimave dhe reahbilitimin e tyre përmes programeve të ndryshme", ka thënë Rashiq.
Ndërsa Kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se edhe niveli lokal duhet të jetë i përfshirë në këtë projekt madhor kombëtar me synim, pengimin e kësaj dukurie.
Luftimi i kësaj dukurie kërkon një sërë masash strategjike, ka nënvizuar Svarqa, duke e vënë theksin në sensibilizimin e opinionit, trajtimin e rasteve dhe krijimin e mundësive që viktimat t'i paraqesin rastet abuzive dhe të jenë të mbrojtura, por pa përjashtuar edhe programet rehabilituese./m.m/
/Shqiptarja.com