KOSOVË/ Prokuroria e Pejës nis hetim për dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë

KOSOVË/ Prokuroria e Pejës nis hetim për dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë

Foto ilustruese

Prokuroria e Pejës konfirmoi të premten për Radion Evropa e Lirë se e ka nisur një hetim në lidhje me dyshimet për keqpërdorime me patentë-shoferë në këtë pjesë të Kosovës.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi, tha më herët gjatë ditës në një konferencë për media se Prokurorisë së Pejës i ishte dërguar një dosje voluminoze në lidhje me qindra kandidatë që morën patentë-shoferin në procese të dyshimta.

“Nga ajo që kemi gjetur deri më tani, dyshimet tona kanë të bëjnë për një ndërmarrje të gjerë kriminale e cila mbetet të vërtetohet nga organet e drejtësisë”, tha Durmishi.

Prokuroria e Pejës nuk dha hollësi të tjerë rreth rastit, për shkak të siç tha, "ndjeshmërisë së hetimeve".

Durmishi tha se informacione të ndryshme që qytetarët ia kishin drejtuar Ministrisë në lidhje me keqpërdorime në marrjen e patentë-shoferëve, kishte nxitur një monitorim brenda njësive që i lëshojnë këto leje për vozitje.

Departamenti i Patentë-shoferëve është institucion brenda Ministrisë së Infrastrukturës.

Në kuadër të këtij departamenti, nëpër shtatë komunat kryesore të Kosovës ekzistojnë qendra ku qytetarët mund të testohen me shkrim dhe në pjesën praktike për të marrë leje për të vozitur automjete, që ndryshe njihet si patentë-shofer.

Siç tha zëvendësministri, nëpër qendra ku kishin bërë kontrolle, gjetje më të dyshimta kishin hasur në Njësinë e Pejës.

Atje, sipas Durmishit, gjatë vitit 2023, mbi 600 kandidatë, shumica prej tyre nga komuna të tjera, kishin kaluar provimin praktik të vozitjes.

“Është shumë e dyshimtë atëherë kur një kandidat nga Kamenica shkon në Pejë për provim praktik”, tha Durmishi.

Në hulumtimet e mëtejshme, sipas Durmishit, zyrtarët e Ministrisë kishin gjetur mospërputhje në dokumentacionet që dëshmojnë proceset që kandidatët i kanë kaluar për ta marrë patentë-shoferin.

Shembuj ishin raste kur sipas informacioneve në dokumentacion kandidatët figuronin se kishin kaluar provimet në dy qendra të ndryshme në vite të ndryshme.

Si shembull, Durmishi e përmendi edhe gjetjen që një ekzaminer ( testues për provim praktik), ishte angazhuar në njësinë e Pejës vetëm për dy javë dhe kishte kaluar mbi 200 kandidatë në provim praktik.

“Kjo është dukshëm mbi mesataren dhe kryesisht janë kandidatë të komunave të tjera”, tha Durmishi.

Ai shtoi se në rast që këto dyshime vërtetohen nga Gjykatat kompetente, Ministria do të anulojë testet e dyshimta dhe do të konfiskojë patentë-shoferët./REL

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fatosi-kosove: 03/02/2024 08:18

    Duhet pergezuar aksionin ne fjale dhe meqe paska filluar hetimi per kete fenomen i baj thirrje drejtesise qe te vazhdon pa hezitim sepse nese vetem kontrollohen auto shkollat ne Gjakove dhe Ferizaj ajo qe eshte "zbuluar" ne Peje eshte zero ne krahasim me keto dy qytete, kete duhet ber me urgence sepse eshte ne interes te qytetareve per te shpetuar jeté dhe per ti kaput kriminelet qe po behen miljoner me jete njerezish, siq thot zv ministri 'je qytetar nga Kamenica çfar kerkon ne Peje, po ata qytetar qe jetojne ne europe psh dhe jan qytetar te komunave tjera te kosoves si ka mundesi qe per nje jave vijne ne kosove dhe kalojne te gjitha kategorit nderkohe qe ne europe kan deshtuar dhjetra her, kete zv ministri i nderuar dhe shteti duhet ta hetojne ju siguroj se do te çuditeni.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja