Qentë endacak, macet dhe sorrat janë kthyer në një problem për qytetarët e Kosovës kohët e fundit.
Mediat në Kosovë raportojnë se nga janari i këtij viti deri në muajin maj, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë janë raportuar dhe trajtuar 511 raste që kanë pësuar apo janë sulmuar nga qentë endacakë.
Në fakt brenda këtyre pesë muajve është shënuar pothuajse dyfishi i rasteve krahasuar me periudhën janar-qershor të 2023, ku kishin qenë 263 sulme nga qentë endacakë
Jo vetëm kaq, por gjatë këtyre muajve është shënuar një tjetër karakteristikë, pasi në muajin maj në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare u paraqitën 28 qytetarë të kafshuar nga sorrat. Dhe krahas tyre për ndihmë mjekësore u paraqitën edhe 9 qytetarë të kafshuar nga macet.