/ATSH/.- Në aeroportin e Gjakovës u realizua sot fluturimi i parë civil, ku kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila ka udhëtuar për 15 minuta nga aeroporti i Prishtinës për në Gjakovë.
Sipas një postimi të kryetares në rrjetin social Facebook, thuhet se fluturimi u realizua me iniciativën e biznesmenit Miroslav Kucera nga Bratislava për të vizituar dhe fotografuar nga ajri disa vende në këtë komunë, si: Aeroportin e Gjakovës, Ngrohtoren, Zonën e caktuar për park industrial, Shkugeza dhe Ecozonën (Zonën kufitare ne Shqipërinë).
Kusari - Lila, ka falënderuar Drejtorinë rajonale të Policisë kufitare në Gjakovë, zjarrfikësit dhe personelin e aeroportit të Prishtinës dhe Gjakovës./KosovaPress/
/Shqiptarja.com