Regjistrohen 160 raste të reja me COVID në 24 orë, ndërrojnë jetë 5 qytetarë në Kosovë

Regjistrohen 160 raste të reja me COVID në 24 orë, ndërrojnë jetë 5 qytetarë në Kosovë

Foto ilustruese

KOSOVË- Në 24 orët e fundit, si rezultat i 4.904 testimeve, 160 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në Kosovë. Betejën me koronavirusin nuk mundën ta fitonin 5 qytetarë.

Ministria e shëndetësisë bën me dije se sot janë shëruar 1.039 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 149.820. Aktualisht numri i rasteve aktive në të gjithë vendin është 6.751.

Mësohet se deri më tani janë dhënë 1.210.128 doza të vaksinës anti-COVID, ku prej tyre  464.555 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat. Ndërsa në 24 orët e fundit, 16.339 persona janë vaksinuar.

Që prej fillimit të pandemisë në vend, numri i viktimave ka shkuar në 2.917. ndërkohë që numri i infektimeve ka shkuar në 159.488.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)

U kap në ‘shtëpi bari’, 23-vjeçari shqiptar dënohet me burg (Emri)