KOSOVË- Në 24 orët e fundit në Kosovë 2.250 qytetarë kanë rezultuar me COVID-19, ndërsa 4 të tjerë nuk arritën të fitojnë betejën me koronavirusin. Prej ditësh Kosova po regjistron shifra të larta infektimesh, ndërsa varianti delta duket se po përhapet me shpejtësi.
Bëhet me dije se 154 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 106.700 persona kanë arritur ta fitojnë luftën me koronavirusin.
Në të gjithë vendin, numri total i infektimeve ka shkuar në 125.348, ndërsa i viktimave në 2.307. Ndërkaq, numri i rasteve aktive është rritur ndjeshëm, ku përkatësisht në të gjithë vendin numërohen 16.341 qytetarë.
Në lidhje me numrin e personave që janë vaksinuar kundër COVID-19, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 22.245 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë. Që nga fillimi i procesit të vaksinimit në muajin mars, 666.476 persona janë vaksinuar gjithsej, ndërsa 227.581 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.
Kujtojmë që për shkak të rritjes së infektimeve, nga sot në Kosovë u futën në fuqi masa të reja anti-COVID. Deri më 1 shtator klubet e natës do të jenë të mbyllura, ndërsa ora policore do të shkojë në 22:30 për të gjitha baret e restorantet. Për tu futur në restorante qytetarët duhet të vërtetojnë për mes certifikatës së vaksinimit që kanë rezultuar negativ me anë të një testi PCR ose kanë marrë vaksinën anti-COVID. Teksa numri i personave që do të lejohen nëpër dasma do të reduktohet nga 300 në 150.

SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
49.6%
-
Jo
47%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 5711
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Si shpërndanë mediat ruse përmbajtje manipuluese para zgjedhjeve në Kosovë?
18 Shkurt, 18:59
-
Vjosa Osmani nderon me titullin 'Medalja Presidenciale e Meritave', ish-presidentin, Bamir Topi
18 Shkurt, 18:27
-
‘Kryeministri më hajvan në histori’, ofendoi Albin Kurtin, komentatori: E bëra me vetëdije! Më pezulluan nga puna, por do pranoj secilën masë, jam i pastër si loti
18 Shkurt, 17:10
-
Begaj nderon personalitetet që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës: E ardhmja jonë është e përbashkët
18 Shkurt, 16:36
-
Autoriteti i Dosjeve zbardh letrën e aktivistit kosovar Jusuf Gërvalla, si e vrau UDB-ja! Të dhënat e ish-Sigurimit: I tha policisë gjermane se...
18 Shkurt, 16:22
-
Gjermania akuzon Serbinë për ndërhyrje në zgjedhjet parlamentare të Kosovës
18 Shkurt, 15:36
-
Kosovë, ambasadori i BE takon kryetarët e partive: Biseduam për rrugën që duhet të ndjekë qeveria e re
18 Shkurt, 13:50
-
Kosovë/ Bajram Begaj në Komandën e KFOR: Gati për të rritur numrin e trupave nëse do të jetë e nevojshme
18 Shkurt, 13:22
-
Burri i saj e quajti live hajvan, militantët e Albin Kurtit sulmojnë gazetaren Arbana Xharra
18 Shkurt, 12:57
-
Hashim Thaçi nuk paraqitet në seancën gjyqësore në Hagë, shkak problemet shëndetësore
18 Shkurt, 10:59
-
Në ditën e tij, gjeniu Gjovalin Gjadri 'zbret’ në Universitetin e Prishtinës
17 Shkurt, 22:40
-
Kosova feston 17-vjetorin e Pavarësisë, Begaj në Prishtinë: Meritë e përpjekjeve titanike të një populli nuk u dorëzua kurrë ndaj padrejtësive dhe gjenocidit
17 Shkurt, 19:18