Kosovë/ Regjistrohen 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë

Kosovë/ Regjistrohen 84 raste të reja me COVID dhe 4 viktima në 24 orë

Foto ilustruese

KOSOVË- Prej disa ditësh në Kosovë, infektimet me COVID-19 kanë filluar të pësojnë një ulje të ndjeshme. Në 24 orët e fundit, si rezultat i 3.823 testimeve, 84 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin. Ndërsa janë regjistruar edhe 4 viktima.

Aktualisht në të gjithë vendin po marrin ndihmë 5.371 pacientë janë aktivë me virusin, ku numrin më të lartë të infektimeve e shënon Prishtina.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orë janë shëruar 786 qytetarë, duke çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 151.411 që prej fillimit të epidemisë në vend.

Që prej fillimit të pandemisë 1.241.949 persona janë vaksinuar, ku 484.300 prej tyre i kanë marrë të dyja dozat. Në 24 orë janë dhënë  15.880 doza të vaksinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale