Kosovë, seancë solemne
për 4 vjetorin e Pavarësisë

Kosovë, seancë solemne<br />për 4 vjetorin e Pavarësisë
PRISHTINË – Kosova ka nisur aktivitetet për 4 vjetorin e shpalles së Pavarësisë së vendit. Ceremonia kryesore është mbajt në Kuvend ku është organizuar një seancë solemne në nderim të pavarësisë.
Presidentja e vendit, Ahtifeta Jahjaga në fjalën e saj në Kuvend tha se 4 vjet pas vendimit, Kosovën e pavarur e kanë njohur 87 vende të botës.
”Ideja jonë për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës, ishte ide humane. duke shfrytëzuar të gjitha potencialet dhe kapacitetet si ndërtimi i një shoqërie të re që solli mirëkuptimin për kauzën tonë të drejtë. Ne sot e gëzojmë Republikën e Kosovës si shtet sovran dhe i pavaruar me miqësi të përjetshme me SHBA dhe me rrugën e qartë të anëtarësimit në BE dhe NATO”, tha presidentja.

KRASNIQI: FALEMINDERIT NDËRKOMBËTARËVE
Kryeparlamentari Krasniqi vlerësoi kontributin e ndërkombëtarëve.
“Kosova e meritonte lirinë, falenderojmë ata që na mbështetën, pasi është derdhur gjakun lumë për këtë Pavarësi. Më 17 shkurt mori emrin e merituar, një emër i shkruar me gjak, ky emër merr përmasat e shenjtërisë që nuk lejohet të preket, se lëndohet historia”, tha ai.


OBAMA URON POPULLIN E KOSOVËS
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, i ka dërguar një telegram urimi presidentes së Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, me rastin e katërvjetorit të shpalljes së pavarësisë.
Në urimin e presidentit Obama thuhet se që nga shpallja si shtet sovran, i pavarur, më 17 shkurt 2008, Kosova ka bërë përparim të rëndësishëm në ndërtimin e një demokracie multietnike, pluraliste dhe tolerante në zemër të Ballkanit.Ndërkohë që presidenti amerikan ka inkurajuar institucionet në Prishtinë që të punojnë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë popullin e Kosovës.
“Shtetet e Bashkuara do të mbeten një partner i fortë dhe ju mund të llogarisni në mbështetjen e vazhdueshme të Amerikës”, thuhet ndër të tjera në urimin e presidentit Barack Obama.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet

Operacioni i SPAK/ Shqiptarja.com zbardh EMRAT! Ja për kë SPAK firmosi urdhërarrestet