Kosovë, serbët e veriut në
referendum, nis votimi

Kosovë, serbët e veriut në<br />referendum, nis votimi
TIRANE- Vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, në Zveçan dhe Zubin Potok, janë hapur sot në, orën shtatë të mëngjesit, raportojnë mediat serbe.

Votimet në kuadër të referendumit në këto komuna me popullatë shumicë serbe në Kosovë, do të mbahen edhe nesër, ndërsa në Leposaviç, vetëm nesër.

Pyetja e referendumit është “A i pranoni institucionet e së ashtuquajturës Republikë e Kosovës”, ndërsa mundësia për përgjigjje është “po” ose “jo”.

Institucionet e Kosovës dhe përfaqësuesit ndërkombëtarë kanë thënë se ky referendum është jolegjitim.
Por, serbët e veriut nuk janë tërhequr nga organizimi i tij, madje edhe pas vërejtjeve të Beogradit zyrtar, i cili ka frikë se një referendum i tillë mund t’i kushtojë Serbisë me humbjen e statusit të kandidatit për integrim në BE.

Erhard Drevs, komandant i misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, i udhëhequr nga NATO-ja, ka thënë se referendumi mund të provokojë dhunë nga ekstremistët shqiptarë.

Organizimi i referendumit pason një gjendje disa vjeçare të ngrirë në veri, ku institucionet e Kosovës si edhe misionet ndërkombëtare nuk kanë arritur të shtrijnë autoritetin e vet në atë pjesë ku kanë funksionuar vetëm institucionet paralele të mbështetura nga Serbia.
(sg/europaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024