Kosovë - Serbi, vazhdojnë
sot  bisedimet për kufijtë

Kosovë - Serbi, vazhdojnë<br />sot  bisedimet për kufijtë
BRUKSEL- Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të vazhdojnë edhe sot, ndonëse ishte planifikuar që ato të përmbyllen mbrëmë. Të dy delegacionet kanë diskutuar për më shumë se 12 orë për cështjen e vendkalimeve kufitare ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe pjesëmarrjen e Kosovës në nismat rajonale, por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Zyrtarë të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesit e delegacioneve thanë se ka pasur përparim në bisedimet rreth menxhimit të përbashkët të kufirit dhe për këtë arsye bisedimet do të vazhdojnë edhe sot, raporton Voa.

Shefi i delegeacionit serb, Borisllav Stefanovic tha se janë hedhur disa propozime nga ana e Beogradit për tejkalimin e dallimeve rreth kësaj cështjeje, por Prishtina ka ngulur këmbë që kufiri të jetë kufi shtetëror që është e papranueshme për Serbinë.

Shefja e delegacionit të Prishtinës, Edita Tahiri, ka theksuar ndërkaq se Prishtina angazhohet për menaxhim të përbashkët të kufirit ndëmrjet dy vendeve si një model evropian që tashmë Kosova e zbaton me vendet tjera fqinje.

Bisedimet po zhvillohen pak ditë para se të merret vendimi nëse Serbisë do t’i jepet apo jo statusi i vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Por, kusht është përparimi në përmirësimin e marrëdhënieve me Kosovën që nënkupton shtendosjen e situatës në veriun e Kosovës. Tensionet në zonë vazhdojnë të mbeten të larta, ndërsa serbët lokal po vazhdojnë të qëndrojnë në barrikadat e vendosura tash e katër muaj me radhë në kundërshtim të shtrirjes së autoritetit të Prishtinës në veriun e banuar me shumicë serbe.

Bisedimet, që janë të fundit për këtë vit po ndodhin në një periudhë të zhvillimeve të dhunshme në veriun e Kosovës ku gjatë ditëve të fundit të paktën 30 pjesëtarë të KFOR-it u plagosën gjatë përleshjeve me protestuesit serbë. Dhuna është dënuar gjerësisht nga autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendase, ndërsa forcat paqeruajtëse thanë se do të përdorin të gjithë mjetet e përshtatshme për të mbrojtur jetën e ushtarëve të KFOR-it.

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma

Firmoset marrëveshja me Fondin e Katarit, për sheshin fundor te 'Bulevardi i Ri', Veliaj: Pajë që do t’i mbetet Tiranës! Fokus te puna, që të lëmë gjurmë, jo te zhurma