PRISHTINË, 24 Shkurt/ATSH/.- Buxheti për librin është katërfishuar dhe fondi i librave do të destinohet edhe për bibliotekat komunale, tha sot zv/kryeministri Kujtim Shala, njëherësh ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës.
Ai ka vizituar komunat e Fushë Kosovës, Obiliqit e të Vushtrrisë, ku është takuar me kryetarët Burim Berisha, Xhafer Gashi e Bajram Mulaku, me të cilët ka diskutuar për projektet që pritet të zhvillohen e të finalizohen gjatë këtij viti në këto komuna.Shala theksoi se do të orientohet që të përkrahe më shumë komunat e vogla në projekte, që t'i shtojnë aktivitetet e tyre kulturore e sportive, krahas atyre tradicionale.  Ai tha se në këtë vit investimet kapitale janë të fokusuara më shumë në fushën e sportit, por fushat tjera do të përkrahen përmes subvencionimit të projekteve konkrete.Kryetari i komunës së Vushtrrisë ka informuar për projektet që janë duke u realizuar dhe që janë në plan të finalizohen gjatë këtij vitit, me theks në kuadër të trashëgimisë kulturore duke pasur parasysh lashtësinë e këtij qyteti./b.j//a.ke/