Vetëm pak orë pasi u zgjodh nënkryetar i Kuvendit, deputeti i LDK-së, Kujtim Shala, deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar plotësisht, pasi mungon nënkryetari nga radhët e PDK-së. Në një deklaratë për Telegrafin, ai vuri në pikëpyetje edhe kushtetutshmërinë e Qeverisë së re të Albin Kurtit.

“Qeverinë e zgjodhi një Kuvend i pakonstituuar, prandaj ajo nuk është një qeveri kushtetuese. Sipas Kushtetutës së Kosovës, Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas zgjedhjes së kryetarit dhe të gjithë nënkryetarëve”, u shpreh Shala.


Lajmi kryesor:

Votohet qeveria e re e Kosovës, opozita paralajmëron padi në Kushtetuese: Është jo legjitime! Kurti thirrje PDK-së: Propozoni nënkryetarin e Kuvendit