Kosovë/ Shpërthim në pronën e ish kryetarit të Zubin Potokut

Kosovë/ Shpërthim në pronën e ish kryetarit të Zubin Potokut

Shpërhimi në Zubin Potoku

Policia e Kosovës njoftoi për një shpërthim që kaloi pa dëme në njerëz në komunën e Zubin Potokut në veriun e banuar me shumicë serbe.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha në një përgjigje për Zërin e Amerikës se shkaku i shpërthimit që ndodhi rreth mesnatës nuk dihet ende dhe policia nuk ka të dhëna as për motivet e autorët e mundshëm të tij.

Por kryetari i komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, tha në një postim në rrjetet sociale se ndërtesa ku ka ndodhur shpërthimi është pronë e ish kryetarit të kësaj komune, Stevan Vulloviç.

“Dënoj fuqishëm sulmin e mbrëmshëm ndaj pronës së ish kryetarit të komunës së Zubin Potokut dhe apeloj te organet e rendit që sulmuesit t’i kapin dhe t’i vënë përpara drejtësisë”, shkroi zoti Zeqiri duke theksuar se “sulmet e tilla kundër jetës dhe pronave të qytetarëve janë të papranueshme dhe nuk do të na ndalin në punën dhe angazhimet tona për rehati dhe rend dhe ligj”.

Zubin Potoku është një nga katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe, që aktualisht udhëhiqen nga kryetarët shqiptarë të dalë nga zgjedhjet e 23 prillit të vitit të kaluar, të cilat u bojkotuan nga partitë politike serbe.

Dërgimi i kryetarëve në zyrat e tyre në fund të muajit maj të vitit të kaluar u kundërshtua ashpër nga grupe qytetarësh serbë të cilët u përplasen me policinë e Kosovës dhe forcat paqeruajtëse të NATO-s, duke plagosur mbi 90 pjesëtarë të KFOR-it./VOA

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    6 Nëntor, 09:49

    Fiton Trump, mendoni se do ndryshojë politika amerikane ndaj Shqipërisë?



×

Lajmi i fundit

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak

Meta shigjetoi Kryemadhin se iku koha e mashtrimit, Tedi Blushi: Jemi Partia e Lirisë, jo e Tradhtisë! Duan të na e marrin, do e mbrojmë dhe me gjak