Kosovë, shpërthim në TEC, 2
viktima, 1 i gjallë nga rrënojat 

Kosovë, shpërthim në TEC, 2<br />viktima, 1 i gjallë nga rrënojat 
PRISHTINE - Një shpërthim i fuqishëm i një depozite me hidrogjen në termocentralin “Kosova A” në Obiliq, mori jetën e dy punonjësve të këtij institucioni energjetik dhe plagosi 13 të tjerë. Këtij shpërthimi tragjik, i shpëtoi për mrekulli një punonjës 28-vjeçar, Tefik Bela i cili pas shumë orësh kërkime u nxorr i gjallë nga rrënojat, ndërsa dy të tjerë fatkeqësisht janë nxjerrë të pajetë nga rrënojat. Shkaqet e këtij shpërthimi tragjik mbeten për t’u hetuar, ndësa Drejtori i Shërbimeve të Koorporatës Energjetike të Kosovës saktësoi se shpërthimi ndodhi gjatë orëve të paradites të së premtes në repartin e elektrolizës.

Mjaft autoritete të larta shtetërore jo vetëm të Shqipërisë por mbarë botës kanë ngushëlluar krerët e shtetit të Kosovës për këtë tragjedi, e cila vjen vetëm dy vitë para zgjedhjeve parlamentare.

Fushata për zgjedhje u ndërpre, ndërsa kryeministri Hashim Thaçi tha se do ngrihet një komision hetimor për këtë fatkeqësi.

Situata ka qenë e tensionuar gjatë paradites për shkak të frikës nga një shpërthim i dytë, ndërsa pas ndërhyrjeve në zonë nga forcat e ushtrisë dhe teknikët me veshjet speciale është normalizuar gjithcka. Mungesa e një informacioni zyrtar për numrin e viktimave nga ky shpërthim nxorri shifra të ndryshme nga mediat, ndërsa  kreu i Sindikatës së punëtorëve të KEK-ut, Izet Mustafa konfirmoi fillimisht vdekjen e tre punëtorëve në Termocentralit "Kosova A".

Zhurma e këtij shpërthimi është dëgjuar edhe në disa pjesë të Prishtinës, ndërsa janë dëmtuar edhe xhamat e shtëpive përreth. Menjëherë u ndërpre puna në termocentral dhe u evakuuan të gjithë punonjësit.

Viktimat, punonjës të KEK
Bashkim Mehana, rreth 50 vjeç
dhe Latif Jasharit, rreth 65 vjeç

Përfundojnë kërkimet në vendin e shpërthimit
Bashkim Mehana, rreth 50 vjeç nga Vushtrria, është personi i tretë dhe i fundit i cili është gjetur nën gërmadhat e objektit i cili ka shpërthyer në Termocentralin Kosova A. Mehana është gjetur pa shenja jete dhe trupi i tij tashmë është dërguar në morg. 

Edmond Nulleshi, drejtor ekzekutiv i shërbimeve të KEK-ut, duke u shprehur ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për humbjen e jetës së kolegut të tyre, ka thënë se ky ishte personi i fundit i cili u gjet. Nulleshi tha se janë shteruar të gjitha mundësitë që të ketë edhe persona të tjerë të humbur në atë zonë.

Termocentrali Kosova A është njëri nga dy prodhuesit e energjisë elektrike në Kosovë që përdorin qymyrin linjit. Kosova A është termocentrali më i vjetër dhe një nga ndotësit më te mëdhenj të mjedisit në Kosovë.

TE GJTIHA ZHVILLIMET ORE PAS ORE NGA SHPERTHIMI I MENGJESIT DERI TEK GJETJA E TRUPAVE 

Nulleshi: Është gjetur pa jetë

“Ajo që mundem të konfirmoj në këtë moment është që është gjetur edhe personi i tretë që ishte në atë objekt dhe që ka qenë i humbur. Fatkeqësisht me pasoja fatale, është gjetur pa jetë. Në këtë rast shprehim keqardhje dhe ngushëllimet tona të sinqerta kolegëve dhe familjarëve për vdekjen e kolegut tonë.”, ka thënë Nulleshi.

Nulleshi, ka theksuar se Forenzika ka vazhduar punën edhe pas gjetjes së Mehanës, mirëpo më vonë ka përfunduar i gjithë operacioni i kërkimit në gërmadhat e ndërtesave të KEK-ut.

Mjekët ligjorë janë kthyer në departamentin e tyre dhe po bëjnë ekzaminimin e trupave të pajetë të Bashkim Mehanes dhe Latif Jasharit.

Nxirret nga rrënoja punetori i tretë...i pajetë
Ora 20:20 Nxirret i pajetë nga rrënojat personi i dyte, i cili kërkohej prej orësh me shpresën se mund të kishte fatin e punëtorit te KEK 28-vjeçar i cili fatmirësisht u nxorr nga rrënojat i gjallë. Sipas reportes në terren të Kosova Press, personi që ka humbur jetën është Bashkim Mehana, rreth 50 vjeç.

Farina i dërgon telegram ngushëllimi Presidentes Jahjaga
Ora 19:50
Forcat e NATO-s në Kosovë, KFOR kanë dërguar mediave një telegram ngushëllimi për ngjarjen tragjike të Obiliqit.

“Komandanti i Forcës së Kosovës (KFOR), general-major Salvatore Farina i shprehë ngushëllimet e tij dhe të kontigjentit shumëkombësh të KFOR-it pranë NATO-s tek presidentja e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga duke ndarë “ndjenjat e dhembshurisë së thellë dhe afërsisë me familjet e personave që kanë humbur jetën dhe duke iu dëshiruar të lënduarve shërim sa më të shpejtë”, thuhet në telegramin e KFOR-it. 

Edhe një tjetër punëtor i gjallë nën rrënoja
Ora 17: 50 Pasi 28-vjeçari Tefik Bela, u nxorr i gjallë nga rrënojat e shpërthimit tragjik në termocentral, një person tjetër është gjetur i pajetë nën rrënojat e shpërthimit në Termocentralin ‘Kosova A’. Bëhet fjalë për punpnjësin Latif Jashari. 

Një punëtor nxirret nga rrenojat i gjalle
Ora 17:30 Tefik Bela, 28 vjeç është nxjerrë i gjallë nga rrënojat. Ai tashmë ka arritur në QKUK dhe gjendja e tij duket e rëndë, por mjekët ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë.

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore konfimoi më herët për Express se është parë trupi i të mbijetuar dhe po u bë e pamundura nga FSK për ta nxjerrë atë shëndoshë e mirë nga rrënojat.  Ai dyshohet se është punëtorë i një kompani kontraktuese të KEK-ut.




tefik bala shperthimi kosove
(Në foto, Tefik Bala teksa nxirret i gjallë nga rrënojat)

rrenoja shperthimi ksoove kek

Nxirret nga rrënojat trupi i pajetë i një punëtori

Ora 16:40 Ministri i FSK-së, Agim Çeku ka konfirmuar se është nxjerrë një trup i pajetë nga rrënojat ku ka ndodhur shpërthimi në termocentralin “Kosova”. Sipas tij viktima është rreth moshës 65-vjeçare, por nuk ka bërë të ditur identitetin e tij. Burime të Express thonë se viktima mund të jetë Lutfi Jashari nga Prishtina.

kosove

Flet i lënduari: Isha vetëm 6 metra larg vendit të shpërthimit
Nuredin Dardhishta është një nga të lënduarit lehtë gjatë shpërthimit që ndodhi në Termocentralin ‘Kosova A’.Ai po qëndron para Emergjencës ku edhe po pret lajme për shokun e tij, për të cilin nuk shpreson se është gjallë. Thotë se miku i tij gjendet ende nw Obiliq, ku edhe rrëfen për momentet e shpërthimit ku thotë se ishte vetëm 6 metra larg tij, e në pamundësi për t'i ndihmuar.
 
shperthimi kosove

Partite politike pezullojnë fushatën elektorale

Për shkak të kësaj ngjarjeje, disa nga partitë politike në Kosovë kanë pezulluar ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme paralamentare, të cilat pritet të mbahen të dielën më 8 qershor.

Thaçi: Nuk ka kaluar ende rreziku, u izolua zona e rrezikshme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka ndërprerë menjëherë fushatën dhe është nisur drejt KEK-ut, për të parë nga afër pasojat e këtij shpërthimi.

“Nuk ka kaluar ende rreziku, por është izoluar zona e rrezikshme. Të gjitha strukturat e specializuara janë në gjendje gatishmërie. Janë duke u larguar të gjithë punëtorët nga vendi i punës, për shkak se ende nuk ka kaluar rreziku. Jam me punëtorë, minisrin Ismaili, të gjithë, me qëllim për të shpëtuar njerzit”, tha thënë kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaci.

Jahjaga: Momente të vështira, solidarizohemi me familjarët
Presidentja kosovare Atifete Jahjaga ka shprehur dhembjen e thellë për tragjedinë që goditi punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës. Në një reagim të presidentja thotë se “në këto momente të vështira të solidarizohen në dhembje me familjarët dhe të afërmit e atyre që u prekën nga kjo fatkeqësi e rëndë dhe të bashkohen në lutje për fatin e punëtorëve të KEK-ut dhe shërimin e tyre të shpejtë”.

Presidentja kosovare nuk harron pa falënderuar ekipet e emergjencës, policisë së Kosovës dhe mjekët në QKUK për punën e bërë gjatë kësaj tragjedie.

tragjedia ne kosove
Emrat e të plagosurve

“Gazeta Express” sjell emrat, vendlindjet dhe moshën e punëtorëve të KEK-ut që u lënduan sot në tragjedinë që ndodhi aty.
1- Naim Hajrizi 1978 Prishtinë
2- Bashkim Kutllovci 1950 Prishtinë
3- Bashkim Tanaj 1968 Obiliq
4- Nyredin Dardhishta 1985 Kaqanik
5- Izet Dedinca 1969 Lajthisht-Obiliq
6- Mentor Avdyli 1979 Dobroshevc Drenas
7- Besim Elezi 1977 Mihhaliq - Obiliq
8- Elmza Hoxha 1956 Miradi e ulet - Fushë Kosovë
9- Shemsi Klinaku 1975 Obiliq
10- Besim Krasniqi 1974 Obiliq
11- Rrahman Alshiqi 1953 Obiliq
12- Hamdi Kutllovci
13- Ali Kutllovci

shperthimi kosove ushtare

Nuk ka rrezik për shëndetin nga shpërthimi në termocentral
Nga shpërthimi që ka ndodhur sot në Termocentralin Kosova A në Obiliq, nuk ka rrezik të përhapjes së ndonjë materie të dëmshme për shëndetin e qytetarëve.
 
Kështu së paku njofton Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, e cila thotë se menjëherë pas shpërthimit të bombolave të hidrogjenit në termocentral, ekspertë nga Ministria e Mjedisit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë inspektuar dhe vlerësuar se përpos dëmeve në njerëz që tashmë ka shkaktuar shpërthimi si dhe dëmeve materiale, nuk mund të flitet për ndotje ajri dhe mjedisi që rrezikojnë shëndetin e qytetarëve të Republikës.
 
Korporata Elektroenergjetike e Kosoves: Situata është në kontrollë 
Përmes një komunikate për media KEk njofton se situata është në kontrollë. "Sot rreth orës 10:00 ka ndodhur një shpërthim në  repartin e  elektrolizës të  Termocentralit Kosova A.  Menjëherë  pas marrjes së këtij informacioni ekipet mbikëqyrëse të KEK-ut kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë që informacioni është shpërndarë në të gjitha institucionet relevante në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore ato të Forcës së Sigurisë së Kosovës, të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave nga niveli qendror, Komunal dhe ekipet mjekësore të qendrave të mjekësisë familjare dhe ato të QKUK-së. Në vendin e ngjarjes të gjitha njësitë bashkërisht me shpejtësi kanë filluar evakuimin e personelit që në atë moment gjendej duke punuar në atë repart si dhe në repartet e tjera, në ndërkohë që kanë bërë edhe sigurimin e perimetrit të zonës ku ka ndodhur shpërthimi .

Të gjithë personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrat më të afërta mjekësore dhe në QKUK dhe janë jashtë rrezikut për jetë. Aktualisht është bere evakuimi  i personelit  nga të gjitha repartet e Bllokut A.

Pas veprimeve të ndërmarra në vendin e ngjarjes situata është nen kontroll dhe aktualisht nuk ka rrezik", thuhet në komunikatë.

kosove shperthimi
(Në foto: Vendi ku ka ndodhur shpërthimi)

Edhe Drejtoria e Emergjencave Civile në Shqipëri në gadishmëri për ndihmë
Drejtoria e Emergjencave Civile ka nxjerrë në gadishmëri 5 automjete zjarrëfikëse dhe ka i ka shprehur gadishmëri Ministrisë së Brendshme të Kosovës për të ndërhyrë në rast nevoje. 

KEK kosove

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht nga lokali e dhunohet në Shëngjergj nga babai i ish-të dashurës, vëllai i tij dhe kushëriri