/ATSH-B.Jashari/.-Një takim i përbashkët Kosovë - Shqipëri, me temë "Bashkëpunimi ndërshtetëror në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare", do të zhvillohet sot në Prizren.
Mes pjesëmarrësve, paralajmërohen edhe Elena Gjebrea, zv/ministre e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, si dhe përfaqësues të Ministrisë së Brendshme kosovare, ambasadori shqiptar në Kosovë Qemal Minxhozi, kryetari i Qarkut të Kukësit Safet Gici, kryetari i Bajram Currit Agron Demushi, kryetari i Komunës të Prizrenit Ramadan Muja dhe kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila.
"Ky takim mbahet në vazhdën e takimeve të mëhershme koordinues ndërkufitare në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë dhe ka për qëllimi koordinimin sa më të mirë të veprimeve dhe aktiviteteve bashkëpunuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe krimeve ndërkufitare", theksohet në ftesën e ushtruesit të detyrës së Kryeprokurorit të Shteti kosovar, Sylë Hoxha, i cili mban fjalën e hapjes dhe mirëseardhjes.
Sipas axhendës së dërguar, takimi fillon në orën 9:30 në Prevallë, lokalitet i Prizrenit në malet e Sharrit.
/Shqiptarja.com