PRISHTINË,  27 Qershor /ATSH-B.Jashari/.-Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë nënshkruajnë nesër në Prizren marrëveshje bashkëpunimi për organizimin e shërbimeve të përbashkëta të policimit rrugor në Shqipëri.
Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor do të marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të dy policive, Shpend Maxhuni dhe Artan Didi,  të shoqëruar nga stafi i tyre.
Burimet zyrtare të Policisë së Kosovës bëjnë të ditur se ceremonia zhvillohet në orën 11:00 në ambientet e Drejtorisë Rajonale të Policisë  në qytetin e Prizrenit./a.g/