/ATSH/.- Ministri i Drejtësisë i Shqipërisë, Nasip Naço, do të zhvillojë të hënën (2 shkurt) një vizitë zyrtare në Kosovë, ku do pritet nga homologu kosovar, Hajredin Kuçi, bëri të ditur për ATSH-në ministria kosovare.

Gjatë janarit në Kosovë kanë qëndruar dy ministra shqiptarë, ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, dhe ministri i Transportit e Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, ndërsa disa ministra kosovarë ishin në Shqipëri me ftesë të homologëve të tyre.

Ndërkohë, është paralajmëruar takimi i dytë i qeverive të Shqipërisë e Kosovës në fund të muajit mars në Tiranë, pas takimit të parëqë u zhvillua në Prizren në 11 janar 2014.