PRISHTINË, 30 Qershor /ATSH-B.Jashari/ -Memorandumi i Bashkëpunimit mes Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë për patrullime të përbashkëta nis të zbatohet me fillimin e muajit korrik.
Turni i parë i zyrtarëve policorë të Kosovës, të njësive rajonale të komunikacionit rrugor, do të udhëtojë për në Republikën e Shqipërisë nesër nga pikëkalimi kufitar në Vermicë - Morinë.
Policia e Kosovës dhe Policia e Shqipërisë do të patrullojnë së bashku në rrugët e Shqipërisë me qëllim krijimin e një ambienti sa më të sigurte për të gjithë qytetarët gjatë sezonit turistik.
Marrëveshja u nënshkrua në 28 qershor në qytetin e Prizrenit nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shqipërisë, Artan Didi.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi për patrullim të përbashkët në rrugët e Shqipërisë do të zbatohet gjatë sezonit veror, mga 1 korriku deri në 31 gusht. /gj.m/f.n/
/Shqiptarja.com