/ATSH/.- Dokumenti i shumëpërfolur për formimin e Gjykatës Speciale i është dorëzuar qeverisë së Kosovës nga Bashkimi Evropian.
Sipas shtypit të sotëm kosovar, dokumenti përmban 2 amendamente kushtetuese dhe një projektligj për krijimin e dy dhomave të veçanta dhe themelimin e prokurorisë speciale. Muajt në vijim pritet të sjellin edhe emrat e të gjykuarve në këtë proces, për krimet e supozuara të periudhës 1998-2000. Arrestimet e personave që lidhen me UÇK-në, do të nisin në muajt në vijim, shkruan Zëri.
Ndërsa, sipas Koha Ditore, Gjykata Speciale vetëm formalisht do të jetë e Kosovës. Ajo do të funksionojë paralelisht me sistemin vendas të drejtësisë dhe e gjitha do të jetë e karakterit ndërkombëtar. Nuk do të punojë në bazë të Ligjit për Gjykata. Do të mbështetet në një ligj të veçantë - atë për dhomat e specializuara dhe prokurorinë e specializuar. Pikërisht ky ligj dhe amendamentet kushtetuese që janë parashikuar të miratohen para tij, e strukturojnë Gjykaten Specialen si mekanizëm më vete.
Kështu që dhomat e specializuara do të kenë selinë edhe në Kosovë edhe në një shtet tjetër, ndërsa Prokuroria e Specializuar do të ndodhet vetëm jashtë. Gjyqtarët e prokurorët do të jenë ndërkombëtarë dhe do të zgjidhen nga ndërkombëtarët. Për aspektet që ato trajtojnë dhe bëhen lëndë në Gjykatën Kushtetuese do të vendosin vetëm tre gjyqtarët ndërkombëtarë.
Për llogari të këtyre institucioneve do të zgjidhet një ombudsperson ndërkombëtar. Edhe paraburgimi dhe vuajtja e dënimit do të bëhen jashtë Kosovës, sikur edhe e gjithë arkiva që nuk do të ruhet në Kosovë. Specialja do të sillet si minishtet - ajo do të ketë kompetencën edhe të lidhë marrëveshje me status ndërkombëtar
/Shqiptarja.com