Kosovë, sot përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 14 Shkurtit

Kosovë, sot përfundon afati për deklarimin e koalicioneve parazgjedhore për zgjedhjet e 14 Shkurtit

Deri në orën 18:00 të gjitha partitë politike në Kosovë të deklarojnë koalicionet e tyre parazgjedhore në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Ndërkohë sot pritet që të zyrtarizohet edhe koalicioni mes Aleanca Kosova e Re dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Lajmin e bën të ditur Naim Murseli, këshilltari i politik i Behgjet Pacollit.

 “Sot deri në ora 18:00 do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues”, shkruan Murseli.

Gjithashtu një tjetër koalicion që pritet të dorëzohet sot është dhe ajo e PDK-së me Nismën e Fatmir Limajt.

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, deklaroi një ditë më parë se një koalicion i sinqertë dhe me zemër mes PDK-së dhe Nismës do të dilte fitues i zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme me në 14 Shkurt, pasi Gjykata Kushtetuese e shpalli të paligjshme votën e Etem Arifit dhe kështu duke hedhur poshtë legjitimitetin e qeverisë Hoti.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë

Kamberi: Nëse protestat 'shuhen', Vuçiç do e çojë Serbinë në diktaturë