Kosovë/ Sulmohet me granatë dore ndërtesa e Komunës së Zveçanit, dëmtohen dhe 4 makina! Tre ditë më parë u sulmua stacioni policor

KOSOVË - Një sulm me granatë dore ka dëmtuar objektin e Komunës së Zveçanit dhe katër vetura që kanë qenë të parkuara aty afër.

Shpërthimi ka ndodhur mbrëmë para mesnate bëri të ditur zëvendësdrejtori i Policisë për Rajonin e veriut, Veton Elshani

Ka pas një shpërthim që ne dyshojmë se ka qenë granate dore e llojit M-75. E njëjta ka shkaktuar dëme materiale në ndërtesën e komunës së Zveçanit e poashtu edhe në 4 vetura që kanë qenë të parkuara aty afër” tha zyrtari i policisë

Përveç disa dritareve të thyera në objektin e komunës, janë dëmtuar edhe vetura që kanë qenë të parkuara në afërsi, dy prej të cilave me targa të Serbisë dhe një me targa vendore.

Nga shpërthimi nuk ka të lënduar ndërsa policia po punon për të zbardhur ngjarjen.

Për nder të 28 Nëntorit, dje në Zveçan – në pjesën veriore e Kosovës, për herë të parë është mbajtur seanca solemne e Kuvendit Komunal. Nuk dihet nëse sulmi ndërlidhet me mbajtjen e kësaj seance solemne, shkruan kosovapress.

Ky është sulmi i dytë brenda kësaj jave ndaj insitucioneve të Kosovës në veri. Të martën në mbrëmje, 26 nentor, janë hedhur dy granate dore në oborrin e stacionit policor në Zveçan.

S.G/G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    7 Dhjetor, 15:58

    Sipas jush kush duhet ta numërojë votën e diasporës?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Partia Demokratike

Edison Ypi: Partia Demokratike