/ATSH/.- Një granatë dore u hodh mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 në oborrin e stacionit të policisë në Zubin Potok, por për fat të mirë përveç dëmeve materiale nuk ka të lënduar në njerëz.
Burime të KosovaPress-it bëjnë të ditur se persona deri tani të panjohur kanë lënë edhe një letër në oborrin e këtij stacioni policor ku shkruan "stop Polici e Kosovës dhe EULEX - tradhtarë".
Mësohet po ashtu se nga ky shpërthim janë dëmtuar katër automjete të policisë.
Zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut Besim Hoti, ka konfirmuar incidentin për KosovaPress, duke thënë se policia po bën hetimet për zbardhjen sa më të shpejtë të këtij sulmi.
Ai konfirmoi po ashtu edhe letrën që dyshohet ta kenë lënë autorët e këtij shpërthimi./KosovaPress/