/ATSH/.- Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë vizitës në spital të të lënduarve gjatë protestës së djeshme, tha se e gëzon fakti se asnjë nga qytetarët nuk është lënduar rëndë, ndërkohë që garantoi të gjithë qytetarët se Kuvendi asnjëherë nuk do të marrë vendime që bien ndesh me interesat e tyre.
"Askush nga ne nuk ka të drejtë që të mbjellë frikë për një invazion, qoftë ai edhe ekonomik të Serbisë në Kosovë", ka thënë Veseli në QKU.
Sipas tij, debati për Trepçën dhe për çështjet e tjera duhet të kthehet në Kuvend dhe nuk do të ketë trazira popullore, ashtu siç duan njerëzit të cilët nuk ia duan të mirën Kosovës. /KosovaPress/
/Shqiptarja.com