Vonesa në krijimin deri tani i institucioneve pas zgjedhjeve të 8 qershorit shënon "rekord" të ri në historikun e pesë palë zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.
Pikërisht sot ka filluar muaji i pestë pas zgjedhjeve të parkohshme parlamentare të 8 qershorit, ndërsa ende nuk janë krijuar institucionet, nuk ka përfunduar seanca konstituive e Kuvendit, as nuk ka datë zyrtare kur do vazhdojë, ndërsa sot u zhvillua një debat i deputetëve të koalicionit paszgjedhor.
Situatë e ngjashme e vonesës së konstituimit të institucioneve ishte pas zgjedhjeve të para parlamentare të 17 nëntorit 2001 në Kosovën e lirë nga qershori 1999.
Por, atëherë u deshën më pak se katër muaj për për krijimin e qeverisë së re dhe zgjedhjen e presidentit, pasi më parë ishte zgjedhur kryeparlamentari. Pas gjithë asaj vonese, më në fund ishte arritur marrëveshja dhe në 4 mars 2002, Kuvendi i Kosovës, për vetëm 45 minuta seancë, në një atmosferë të mrekullueshme, e bëri Kosovën me të gjitha institucionet e zgjedhjeve parlamentare të 17 nëntorit 2001.
Shembulli i zgjidhjes para më shumë se 12 viteve duket se i duhet Kosovës edhe tani. Pas zgjedhjeve të këtij viti, Demokracia e re e Kosovës po përballet me një situatë, që vendet me traditë do ta kishin kaluar më lehtë, madje me normalitet.
Në Kosovë, zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit 2014, të vlerësuara ndërkombëtarisht një hap përpara në konsolidimin e demokracisë, ishin të pestat në liri, të dytat në pavarësinë e shpallur në 17 shkurt 2008, e të njohur deri tash nga 108 shtete anëtare të OKB-së.
Kosova është në pritje të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit të zgjedhjeve të 8 qershorit, me axhendë për të tretën herë zgjedhjen e kryetarit e nënkryetarëve, të thirrur për 2 tetor, të ndërprerë dy herë në 17 korrik e 18 shtator.
"Veprim", është një nga mesazhet që kanë shkruar qytetarët në New Born, simbolin e Pavarësisë së Kosovës në Prishtinë
ATSH
/Shqiptarja.com