Kosovë/ Vrasja e 19-vjeçarit me armë zjarri, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim! Xhaxhai i viktimës: S'kemi pasur konflikte me askënd

Kosovë/ Vrasja e 19-vjeçarit me armë zjarri, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim! Xhaxhai i viktimës: S'kemi pasur konflikte me askënd

Autori Bleon Dibrani

Kosovë-Një 19-vjeçar u vra me armë zjarri nga një tjetër i ri të dielën në mbrëmje në qytetin verilindor të Kosovës, Vushtrri.  

Autori Bleon Dibrani është arrestuar pas nga policia pas ngjarjes. Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të riun.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Çfarë ndodhi?

Autori qëlloi me armë zjarri në drejtim të 19-vjeçarit Ardit Zymeri mbrëmjen e së dielës në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse, tha Policia e Kosovës.

Viktima u dërgua në Spitalin e Vushtrrisë, ku nga autoritetet spitalore u konfirmua vdekja e tij, tha Policia pas një hetimi fillestar.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Valon Preteni, tha se i dyshuari është ndaluar për 48 orë nën akuzën për vrasje të rëndë. Preteni shtoi se i dyshuari e pranoi fajësinë për kryerjen e vrasjes, gjatë dhënies së deklaratës.

Policia tha se si prova materiale ka gjetur tre gëzhoja dhe se e ka konfiskuar një revole që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në kryerjen e vrasjes.

“Në shtëpinë e të dyshuarit është realizuar bastisje ku është gjetur dhe konfiskuar edhe një armë e gjatë me pesë (5) fishek”, tha Policia.

Motivet ende nuk dihen

Preteni tha se nuk mund të flasë për motivet e mundshme të vrasjes dhe se për këtë janë duke u kryer hetime të vazhdueshme.

Policia e Kosovës, ndërkohë, tha se është duke i vazhduar hetimet në bashkëveprim me prokurorin e rastit, për t’i zbardhur të gjitha rrethanat që ndërlidhen me rastin e vrasjes.

Xhaxhai i viktimës, Nysret Zymeri, tha për media në vend se familja nuk e njeh dorasin dhe nuk ka pasur telashe me njerëz të tjerë.

“Nuk e dimë se si ka ndodhur. Të keqe nuk kemi pasur me askënd. Nuk kemi pasur me njeri të gjallë asnjë fjalë të keqe, ne nuk e kemi pritur... Kjo na ka ndodhur, informatën e kemi marrë mbrëmë, nuk e kemi njohur dorasin, as tani nuk e njohim”, ka thënë ai.

Preteni theksoi se prokurori do të kërkojë nga gjykata shqiptimin e masës së paraburgimit për të dyshuarin.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:56
Vrasja e 19-vjeçarit në Vushtrri/ U qëllua me 3 plumba, autori pranon krimin, Prokuroria kërkon paraburgim

1742839181_bb.JPG

Autori Bleon Dibrani

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për Bleon Dibranin, i akuzuar për vrasjen e 19-vjeçarit në Vushtrri.

Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë”, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë bëhet e ditur se i riu më datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën ‘Galip Badivuku’ në Vushtrri ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë të paktën tri herë në trup Ardit Zymerin.

Si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ai ndërroi jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.

“I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale. Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë”, thuhet në njoftim.

Ora 14:03
U vra me armë zjarri një natë më parë, 19-vjeçari pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica

19-vjeçari i cili u vra një natë më parë  me armë zjarri në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, klubi i futbollit ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të të të riut teksa theksojnë se ngjarje të tilla nuk duhet të përsëriten.

“Në orët e vona të natës të ditës së Dielë morrëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish - futbollistit të Klubit tonë Ardit Zymberi i cili u vra tragjikisht në sulmin e mbrëmshëm në qytetin e Vushtrrisë.

Kjo ngjarje e kobshme solli një lajm të papranushëm dhe shumë të dhimbshëm pasi nga jeta u nda një i ri 19 vjeçar sikur Arditi.

Në emër të gjithë Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe gjithë shoqërisë së Arditit. Rastet e tilla duhet të punojmë fortë të mos përsëriten, pasi që dhimbja është e madhe”, thuhet në reagimin e FC Mitrovica.

Xh.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH

'Reforma në drejtësi, e paralizuar', Ilir Çepani: SPAK me themele të dobëta! Ka nevojë për riorganizim dhe të ndahet nga BKH