Kosovë/ Vrau vëllanë për një mosmarrëveshje për bagëtitë, autori dënohet me 21 vite burg

Kosovë/ Vrau vëllanë për një mosmarrëveshje për bagëtitë, autori dënohet me 21 vite burg

foto ilustruese

Gjykata Themelore në Gjakovë ka bërë të ditur se është dënuar me 21 vjet e 6 muaj burgim, J.G. i cili është akuzuar për vrasjen e vëllait të tij në Rahovec pas një mosmarrëveshjeje rreth disa bagëtive, ngjarje ndodhur në vitin 2021.

Ai ka marrë dënimin për veprat “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

E gjithë historia që u kthye në tragjedi nisi më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, ku personi që do kryej dënimin pati një mosmarrëveshje me vëllain e tij për bagëtitë. Më pas, debati agravoi dhe u përshkallëzua deri në vrasjen e 65-vjeçarit, vëllait të të akuzuarit që do vuaj dënimin.

i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka nxjerrë një pistoletë, sipas policisë së Kosovës, të tipit “Zoraki” dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të vëllait të tij 65-vjeçar, i cili humbi jetën.

F.D/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/01/2023 02:02

    Kaini dhe Abeli shqiptar!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi

Dita e mësueses së baletit në ‘Një nga ne’, Romina Kaso: Më frymëzojnë sytë e fëmijëve, do kërcej sa të kem fuqi