Kosovë, VV dhe LDK, ngërç për ndarjen e pushtetit

Kosovë, VV dhe LDK, ngërç për ndarjen e pushtetit

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, ende po vazhdojnë përpjekjet për një marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa kanë kaluar dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Megjithëse të dyja subjektet kanë arritur pajtim për programin qeverisës, ato po përballen me një ngërç për ndarjen e pushtetit.

Në fillim të javës, udhëheqësit e dy subjekteve politike nuk arritën pajtim dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur takime të tjera, përveç debateve në distancë ndërmjet zyrtarëve të këtyre partive.

Një pikë ndarëse ndërmjet Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike mbetet çështja e postit të presidentit të vendit, pasi që kjo e fundit po kërkon që në kuadër të marrëveshjes për bashkëqeverisje të jetë edhe posti i presidentit të Kosovës dhe ai t’i takojë asaj në vitin 2021.

Nga Lidhja Demokratike e Kosovës po presin që Lëvizja Vetëvendosje të bëjë kompromise të dhimbshme, duke e vënë në diskutim pozitën e presidentit.

Ata theksojnë se nga këto negociata nuk do të dalin të nënshtruar. Përderisa nga Vetëvendosja vazhdojnë të pohojnë se pozita e presidentit nuk do të jetë pjesë e kalkulimeve politike, meqë në atë pozitë duhet të vijë një figurë jopartiake dhe që do të luajë rol unifikues në spektrin politik.

Lëvizja Vetëvendosje që doli e para dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, që doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit kanë siguruar 57 vende në parlamentin me 120 deputetë, ndërsa për ta miratuar formimin e qeverisë duhen së paku 61 vota. Për këtë ato llogarisin në votat e deputetëve të komuniteteve joserbe.

Rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 27 nëntor dhe nga ajo ditë rrjedh afati prej 30 ditësh për mbledhjen e parë të parlamentit që duhet të thirret nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mala: 11/12/2019 11:09

    Po keta nuk e kane se jane te perkushtuar per popull e shtet te Kosoves, Jane vetem idhnak dhe etje per qeverisje,shtet e pushtet.Asgje te perbashket nuk kane pasur as ne program e as ne qendrime politike ndaj shtetit dhe popullit shqiptar ne Kosove.Keta jane vetem dy ekstreme te kunderta per qellim te njejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ Foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin