Një ngjarje e rëndë ka tronditur lagjen “Mirëdita” në Malishevë te Kosoves, ku tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri në banesë.

Viktimat janë Ilir Berisha, 35 vjeç, dhe dy fëmijët e tij, vajza N.B., 12 vjeç, dhe djali K.B., 9 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë rreth orës 12:55, duke i lënë pa mundësi shpëtimi familjarët që ndodheshin brenda.

Në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë menjëherë ekipet e zjarrfikësve dhe shërbimet emergjente, të cilat kanë arritur të lokalizojnë flakët. Megjithatë, për tre viktimat nuk ka pasur mundësi ndihme. Vdekja e tyre është konstatuar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të kësaj tragjedie. Dyshimet e para lidhen me një defekt të mundshëm në instalimet elektrike, por ende nuk ka një konfirmim zyrtar për shkakun e zjarrit.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në komunitetin lokal.