Në takimin që u zhvillua sot në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) ndërmjet zëvendëskryeministrit Kujtim Shala dhe Marta Garcia Fidalgo, u bisedua për punën dhe angazhimet e Komitetit Drejtues Institucional me theks, Strategjia dhe Plani i Veprimit për integrimin e komunitetit RAE që jetojnë në Kosovë.
Këshilltarja e lartë e Komisionit Evropian për të drejtat e këtij komuniteti, znj. Fidalgo, u interesua për planet dhe objektivat që ka Komisioni Drejtues dhe institucionet qendrore e lokale në tërësi në Kosovë për komunitetin RAE, pasi sipas saj, ky është një prej prioriteteve të KE-së. Edhe në raport me Kosovën, ajo kërkoi që çështja e të drejtave dhe integrimit të këtij komuniteti të jetë i tillë. Ajo shprehu interesimin për intensifikimin e bashkëpunimit, sidomos në kultivimin e dialogut dhe diversitetit kulturor.
Garcia Fidalgo theksoi se institucioni që përfaqëson është i gatshëm që të kontribuojë dhe ndihmojë në avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit mes KE-së dhe institucioneve të Kosovës, e në veçanti atyre që merren me të drejtat e komunitetit RAE.
Zëvendëskryeministri Shala e njohu znj. Fidalgo me punën e KDI-së në tërësi si dhe koordinimin me institucionet e tjera në drejtim të përkrahjes dhe integrimit të këtij komuniteti në jetën institucionale dhe shtetërore të Kosovës. Në kuadër të punës, ai përmendi se do të përpilohet një strategji e planveprimi, i cili realisht do të preke dhe zgjidhe problemet e këtij komuniteti që jeton e vepron në Kosovë, duke e përfshirë në komunikim drejtpërdrejt këtë komunitet si palën më të rëndësishme. Po ashtu, Shala e njoftoi përfaqësuesen e KE-së se në MKRS është një divizion i veçantë i cili punon për promovimin e diversitetit kulturor, ku kryesisht realizohet mbështetja e projekteve të ndryshme të komuniteteve në promovimin e kulturës së tyre.
Gjithashtu, zëvendëskryeministri Shala e falënderoi për gatishmërinë për bashkëpunim, dhe u shpreh i gatshëm në thellimin e tij, në funksion të realizimit e objektivave që ka Komisioni Evropian në Kosovë. Në takim, mes tjerash u dakordua për harmonizimin e angazhimeve të përbashkëta në hartimin e planit të ri të veprimit dhe agjendën e përbashkët dhe këto dokumente strategjike të finalizohen deri në fund të vitit.
/atsh/
/Shqiptarja.com