PRISHTINË- Zv/kryeministrja në qeverinë e Kosovës dhe udhëheqësja e dialogut për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit mes Prishtinës dhe Beogradit, Edita Tahiri, udhëtoi sot në Bruksel.
Në axhendën e kësaj vizite janë parashikuar takime për vlerësimin e ecurisë së zbatimit të marrëveshjes për mbledhjen e të hyrave doganore në dy pikëkalimet kufitare të pjesës veriore të Republikës së Kosovës, sapo njoftohet zyrtarisht nga burimet e qeverisë kosovare.
Bëhet e ditur se, gjatë ditës zv/kryeministrja Tahiri do të zhvillojë takime bilaterale me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian për çështjet e energjisë dhe telekomit, të cilat kanë hyrë në fazën e aprovimit të planeve aksionale, duke i hapur rrugë zbatimit të marrëveshjeve të Brukselit në këto fusha./ATSH/
/Shqiptarja.com