Kosovë/Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit

Kosovë/Qeveria merr vendim që të lejohet eksporti i miellit, vajit dhe sheqerit

Qeveria e Kosovës ka miratuar shfuqizimin e vendimit të 13 prilli që ndalonte eksportin e produkteve themelore agroushqimore. Ky vendim ishte miratuar në muajin prill të këtij viti në periudhën e krizës së furnizimit me këto produkte.

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka bërë të ditur se në bazë të dhënave të Doganës së Kosovës, mielli, vaji, sheqeri dhe produktet e tjera themelore agroushqimore po importohen mjaftueshme në Kosovë.

"Qeveria e RKS me vendimin 01/69 të datës 13 prill ka bërë ndalimin e përkohshëm të eksportit. Ky vendim është marrë me qëllim të sigurimit të sasisë së mjaftueshme të produkteve ushqimore. Sa i përket eksportit të vajit dhe grurit ju njoftoj se ministria ka nënshkruar marrëveshje me produktet e vajit me prodhuesit vendor.

Në të dhënat ditore nga Dogana e Kosovës po ashtu evidentojmë se në Kosovë vazhdimisht po importohen produktet themelore agroushqimore. Andaj, ministria me kujdes të veçantë për qytetarët dhe prodhuesit vendorë propozon që të shfuqizohet vendimi 01/69 për ndalimin e eksportit dhe rieksportin e produkteve themelore agroushqimore”, tha Ministrja Hajdari.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston

NBA/ LeBron fiton 'betejën' me Curry-n, mposhten kampionët e Boston