Kosovë/Saga e 6 tetorit, PZAP: Do rinumërohen rreth 1500 vendvotime, shpresë për Nismën

Kosovë/Saga e 6 tetorit, PZAP: Do rinumërohen  rreth 1500 vendvotime, shpresë për Nismën

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur për të gjitha ankesat e paraqitura nga subjektet politike dhe kandidatët për deputetë të cilët janë paraqitur pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Paneli lidhur me ankesat ka vendosur si në vijim: PZAP-i 53 ankesa i ka pranuar të bazuara prej tyre lidhur me 52 ankesa paneli ka vendosur që të urdhërojë KQZ-në për rinumërimin e 1472 vendvotimeve. 

Ndërsa lidhur me ankesën e parashtruar nga Koalicioni Nisma – AKR – PD, ka vendosur që të pranojë të bazuar ankesën dhe ka urdhëruar KQZ-në, që të heq nga rezultati përfundimtar i zgjedhjeve, votat e votuesve jashtë Kosovës të ardhura nga Serbia. 

Nga PZAP, 23 ankesa janë konsideruar të pavlefshme dhe 25 ankesa janë refuzuar si të pabazuara.

Njohës të çështjeve politike në Kosovë në vazhdimësi kanë tërhequr vërejtjen për zvarritje të procesit të certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të gjashtë tetorit, duke nënvizuar se një zvarritje e tillë mund të sjellë boshllëk institucional në Kosovë.

Rinumërimi i urdhëruar të hënën mund të çojë edhe në ndryshimin e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve dhe koalicioni NIMSA-AKR-PD shpreson të kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind dhe të jetë pjesë e parlamentit.

Në datën 7 nëntor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rezultatet e kandidatëve që do të jenë deputetë të ardhshëm të Kuvendit të Kosovës.

Sipas KQZ, Lëvizja Vetëvendosja e Albin Kurtit ka marrë 32 deputetë, ndërsa LDK-ja që pati për kandidate Vjosa Osmanin ka marrë 29 deputetë.

PDK – 178 mijë e 645 vota apo 21, 163 %.

AAK-PSD – 96 mijë e 883 vota  apo 11, 477 %

Nisma – 42 mijë e 72 vota apo 4,984 %

Prej ditësh përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK kanë nisur bisedimet në rang ekspertësh për të hedhur piketat e para të qeverisë së re që parashikohet të dalë nga koalicioni i mundshëm mes tyre. Diskutimet janë përqëndruar në çështje teknike dhe jo në emra të përveçëm që do të jenë në krye të ministrive. Emrin e atij që do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës pritet të vendoset në bisedat e rangut të lartë, mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës. Ky i fundit nga ana e tij para disa ditësh deklaroi se me Vetëvendosjen nuk kanë diskutuar rreth ndarjes së ministrive dhe as për emrin e Kryeministrit kurse më parë, kandidatja për kryeministre nga LDK pati deklaruar se emri i kryeministrit i takon ta caktojë forca politike që do të sigurojë më shumë mandate pas rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë