KOSOVË- 1 viktimë është regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë. Ndërsa, si rezultat i 1.575 testimeve 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, 8 qytetarë janë shëruar nga virusi, ndërsa që nga fillimi i pandemisë në vend 105.405 qytetarë kanë arritur ta fitojën luftën me koronavirusin.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.819, ndërkohë që ai i viktimave është 2.262 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, 152 qytetarë janë aktivë me koronavirusin në të gjithë vendin. 

5.251 qytetarë kanë marrë dozën e vaksinës anti-COVID në 24 orë, ndërsa deri më tani janë vaksinuar 236.035.