Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 3 raste të reja me COVID-19

Kosovë, asnjë viktimë në 24 orët e fundit, regjistrohen 3 raste të reja me COVID-19

Foto ilustruese

KOSOVË- Vijon të mbetet e stabilizuar situata epidemiologjike në Kosovë. Në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë viktimë, ndërsa janë regjistruar vetëm 3 raste të reja me COVID-19.

Në Kosovë është janë shfaqur 2 ratse të variantit ‘Dellta’, por përsëri numri i infektive vijon të mbetet i ulët.

Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orë janë shëruar 5 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i pandemisë numri i të shëruarve ka shkuar në 105.381.

Numri total i infektimeve ka shkuar 107.800, ndërkohë që ai i viktimave është 2.261 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Ndërkaq, numri i rasteve aktive është 158 në të gjithë vendin.

Procesi i vaksinimit në Kosovë ka nisur në mars, ndërsa deri më tani kanë janë vaksinuar 206.443

Në 24 orët e fundit 569 qytetarë janë vaksinuar kundër COVID-19, dhe 49.207 qytetarë të tjerë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja