Mediat në Prishtinë raportojnë se Kurti u ka dërguar ftesa kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe atij të Aleancës, Ardian Gjini.

Ai ka lënë të hapur mundësinë e një takimi pa datë, ndërsa ftesa vjen në kulmin e përplasjeve dhe kur opozita kërkon thirrjen e seancës për konstituimin e Kuvendit dhe akuzave se janë shkelur afatet kushtetuese.

Të marten kryesuesi i seancës u tha gazetarëve se do të thërrasë një seancë të re vetm kur të shihen sinjale se po arrihet një marrëveshje politike. 

14 organizata iu drejtuan këtë të mërkurë gjykatës kushtetuese që të shqyrtojë nëse janë shkelur afatet kushtetuese me seancën konstituive.