Kosovë/ Ortek në Brezovicë, humb jetën zyrtari i qeverisë së Kosovës, një tjetër dyshohet i zhdukur

Kosovë/ Ortek në Brezovicë, humb jetën zyrtari i qeverisë së Kosovës, një tjetër dyshohet i zhdukur

Foto ilustruese

Një person ka humbur jetën si pasojë e një orteku në Brezovicë. Bëhet fjalë për djalin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Arian Daci. Në nëntor të vitit 2017, Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës. (SHIKO KËTU) Lidhur me rastin ngushëllimet e tij familje i ka shprehur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. (SHIKO KËTU) dhe presidenti Hashim Thaçi. (SHIKO KËTU). Reagime ka pasur nga qeveria (SHIKO KËTU)dhe opozita (SHIKO KËTU) në Shqipëri. Nënkolonel i policisë në komunë, Basri Shabani ka konfirmuar për mediat vendase që ky ortek ka zënë dy persona. Autoritetet vendase ndërkohë kanë nisur puna për kërkimin e të lënduarve të tjerë të mundshëm. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:46
Vdekja e Arian Dacit, Rama: Çfarë trishtimi! I paharruar kujtimi i tij

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me vdekjen e Arian Daçit. Rama shkruan se i përcjell shprehjet vëllazërore të keqardhjes për humbjen e thellë të gjithë familjarëve të zyrtarit të qeverisë së Kosovës.

"Çfarë trishtimi lajmi për humbjen e jetës së Arian Dacit dhe e pamundur të gjenden fjalë për të ngushëlluar familjen e babën e tij, mikun tim Nexhat Daci, të cilit i përcjell shprehjen vëllazërore të keqardhjes së thellë për këtë tragjedi të madhe familjare! I paharruar kujtimi."

Ora 19:45
Vdekja e zv.ministrit së Kosovës, Meta: Jam i tronditur, humbje tragjike dhe e parakohshme

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka reaguar lidhur me vdekjen e zv.ministrit të Kosovës nga orteku në Brezovicë. Në reagimin e tij, presidenti Meta është shprehu i tronditur nga lajmi. 

"Jam shumë i tronditur nga lajmi i hidhur i humbjes së jetës së zv/ministrit të Diasporës së Kosovës, Arian Daci gjatë tragjedisë në Brezovicë. Në këto momente të vështira për familjen Daci, të afërmit e miqtë e tyre, u qëndroj pranë, duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta për këtë humbje tragjike të parakohshme që na ka lënduar të gjithëve,"-shkruan Meta. 

Ora 17:48
'Daci', kryedemokrati Basha: E mësova lajmin me hidhërim të thellë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndarjen nga jeta të zv.ministrit të Kosovës, Arian Daci.

"Me hidhërim të thellë mësova për vdekjen aksidentale të zv.ministrit të Diasporës në Qeverinë e Kosovës z. Arian Daci. Ngushëllimet e mija për familjen e z. Daci, për ish kryetarin e Kuvendit të Kosovës akademik Nexhat Daci, për Qeverinë e Kosovës dhe miqtë e kolegët e të ndjerit,"- shkruan kryedemokrati Basha.

Ora 17:32
Vdekja e zv.ministrit së Kosovës, Spiropali: Ngushëllime, u prehtë në paqe shpirti i tij!

Reagime lidhur me vdekjen e zyrtarit të qeverisë së Kosovës ka pasur edhe nga Shqipëria. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali i ka shprehur ngushëllimet e saj familjes së të ndjerit. 

"Ngushëllime të ndjera familjes Daci për humbjen e njeriut më të dashur, ngushëllime qeverisë së Kosovës për humbjen e zv.ministrit të Diasporës! U prehtë në paqe shpirti i Tij!,"-shkruan ministrja. 

Ora 17:11
Humb jetën në Brezovicë zyrtari i qeverisë së Kosovës, Thaçi: Djali i mikut tim, janë momente shumë të rënda

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar lidhur me lajmin e ndarjes nga jeta të zyrtarit të qeverisë së Kosovës. Në reagimin e tij, Thaçi shkruan se i ka shprehur familjes së viktimës së ortekut në Brezovicë, ngushëllimet më të sinqerta.

"Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij,"- shkruan Thaçi.

Ora 17:04
Humb jetën zytari i qeverisë së Kosovës, Haradinaj: I tronditur nga fatkeqsia, ngushëllimet më të sinqerta

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Brezovisë, ku humbi jetën zyrtari i qeverisë së Kosovës, Arian Daci.

"I tronditur nga fatkeqësia në Brezovicë, ku humbi jetën Arian Daci, zëvendësministër i diasporës, kurse mbeti i lënduar Ardian Bakalli. Ngushëllimet më të sinqerta mikut tim, Akademik Nexhat Dacit, familjes së ngushtë të Arianit si dhe miqve e kolegëve të tij,"- shkruan Haradinaj. 

Ora 16:56
Viktima e ortekut në Brezovicë, zv.ministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës

Zbulohet identiteti i viktimës së ortekut në Brezovicë. Bëhet fjalë për djalin e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, Arian Daci. Në nëntor të vitit 2017, Arian Daci ishte emëruar Zëvendësministër i Diasporës në Qeverinë e Kosovës. Mësohet se familja Daci ka një vilë në Brezovicë dhe zëvendësministri ka qenë dukë kaluar fundjavën atje.

Viktima Ardian Daci
/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Proka: 27/01/2019 14:02

    Ngushllime femijeve per humbjen e babait, do rriten pa baba por materialishte nuk do ju mungoje asgje vetem prezenca e tij, ngushllime bashkeshortes per humbjen e burrit,do jetoje dhe koha sheron plaget.Nje gje duhet thene, Akademik zot. Nexhat Daci vite me pare ishte Kryetare i Parlamentit, mekati qe beri ne politike duke favorizuar vehten me 300 hektare toke shteterore me lajthia ne Komunen e Gjilanit e blere me nje qmim qesharak e me vone beri hapjen e dy puseve per te ujitur token per te fituar me shume subvencione nga shteti i varfer i Kosoves,lajthiat nuk i intereson fare,ne po te njejten toke me vone po ne keto puse rane dhe u mbyten dy femije te moshes se mitur pasi puset nuk ishin te mbyllura,ky mekat nese ka zot ne kete gjithesi u hakmarre dhe ndodhi kjo fatkeqesi. Fatkeqesite ndodhin por jane te paraprira nga perfitimet e padrejta materiale duke shkelur mbi njerezit e pafuqishem dhe te pa mbrojtur,mbi te gjitha njerez skamnore qe nuk mund te mbushin stomakun me buke me dite te tera.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!

Aksident i frikshëm në Librazhd-Elbasan, vetura përplaset me mbrojtësen anësore dhe përmbyset!