Kostituohet Këshilli i Bashkisë Berat, Ervin Demo merr zyrtarisht detyrën si Kryetar Bashkie dhe bën betimin

Është zhvilluar mesditën e sotme mbledhja e parë e Këshillit Bashkiak Berat,i dalë nga zgjedhjet vendore të 14 Majit. Nga kjo mbledhje u bë kostituimi i Këshillit si dhe mandatimi i Ervin Demos në krye të Bashkisë së Beratit. Mbledhja nisi me zgjedhjen e komisionit të mandateve, komisioni lexoi edhe përbërjen e Këshillit Bashkiak në këtë mandat 4-vjeçar si dhe më pas të gjithë këshilltarët u betuan. Këshilli vijoi me procedurën e zgjedhjes së drejtuesit të tij, ku me unanimitet të 31 votave të këshilltarëve u rizgjodh për të dytën herë radhazi në drejtim të Këshillit Bashkiak Ervin Ceca.

Kryetari i  sapo zgjedhur i Këshillit Bashkiak, Ervin Ceca kaloi më pas procedurën e marrjes së detyrës si kryebashkiak Ervin Demos,ku fillimisht u lexua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm për vlefshmërinë e mandatit të kryebashkiakut Demo si dhe u lexua teksti i betimit.

Pas betimit të Kryetarit të Bashkisë Berat Ervin Demo për mandatin qeverisës 2023–2027,Këshilli Bashkiak Berat vijoi me procedurën e zgjedhjes së zëvendëskryetarit të Këshillit Bashkiak, post tē cilin e fitoi Endrina Tangu, e Partisë Socialiste, e cila fitoi me shumicë votash mes 2 kandidatëve të propozuar. Në ndjekje të procesit të kostituimit të Këshillit Bashkiak Berat, ishte i pranishëm Ministri i Brendshëm Blendi Çuçi dhe deputetë të Qarkut Berat.

Gjatë betimit të tij, kryetari i bashkisë Berat Ervin Demo, pasi ka falenderuar qytetarët për besimin që i dhanë për një tjetër drejtim 4-vjeçar në krye të bashkisë Berat, ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha forcave politike për të mirën e qytetarëve dhe në shërbim të tyre.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Shtrëngim duarsh në bashkinë e Memaliaj, Gjolek Guci i dorëzon detyrën kryebashkiakut të djathtë, Albert Malaj


G.MO/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 29 Janar, 13:14

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?



×

Lajmi i fundit

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima

SHBA, avioni me 64 pasagjerë në bord përplaset me një helikopter ushtarak në Uashington, ka viktima