Kostot e ndërtimit u rritën për të tretin tremujor radhazi. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, indeksi i kostove në ndërtimin e banesave për tremujorin e parë 2017 u rrit me 0.9% kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë.
Ndonëse në vlerë rritja është ende modeste, ajo është me larta e regjistruar që nga viti 2013. Rritja, sado e kufizuar, po përcaktohet kryesisht nga grupi i shpenzimeve materiale, por edhe një rritje më e lartë në shpenzimet për paga.
Kostot e shpenzimeve materiale për tremujorin e parë regjistroi një rritje vjetore 1.6%, rritje më e ulët krahasuar me nivelin 2.1% të tremujorit të mëparshëm. Ndonëse shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit u frenua ndjeshëm, efekt në rritje dha shtrenjtimi në nëngrupet e materialeve elektrike dhe atyre hidrosanitare.
Zëri i shpenzimeve për paga regjistroi një rritje vjetore me 1.7%, rritje kjo më e lartë krahasuar me tremujorët e mëparshëm. Kostot e transportit ende kanë një kontribut negativ në indeks, por rënia po ngushtohet tremujor pas tremujori.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com