Kostumin e Batmanit, të cilin e kishte veshur Michael Keaton në pjesën e dytë të filmit të kalorësit të natës, si dhe kostumi i Riddlerit të Jim Carreyt, do të gjenden në ankand gjatë fundit të këtij muaji në Hollywood. Kostumi Keatonit nga filmi "Batman Returns", që përfshin një kostum gome, çizmet e gomës dhe xhaketën, mund të shitet për 50 mijë dollarë në ankandin katërditor të "Heroes and Villains" në Los Angeles. Ndërsa kostumi i Carrey nga "Batman Forever" mund të shitet për 30.000 dollarë. Në ankand do të gjendet edhe koka e Cheëbaccas, të cilën e kishte veshur Peter Mayheë në "Star Ëars", kostumi i zi i lëkurës i Volverines, si dhe kostumi i magnetit i Ian McKellen nga filmi "X-Men".

Su/ Shqiptarja.com