/ATSH-AFP/ - Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias theksoi sot se Bashkimi Evropian duhet të ndërpresë reagimet sporadike përballë Rusisë dhe përsëriti kërkesën që vendi i tij të ketë një rol më aktiv në këtë dialog.
"Bashkimi Evropian duhet të mendojë për atë që synon të bëjë për një kohë të gjatë me Rusinë (...) në vend që të reagojë në një mënyrë të drejtpërdrejtë dhe morale, por sporadike", theksoi ai për agjencinë e lajmeve ANA.
Qeveria e re greke, dominuar nga partia e majtë radikale "Syriza", hodhi poshtë një linjë të rëndë sanksionesh kundër Moskës, ndërkohë që konflikti vazhdon në lindjen rebele në Ukrainë.
"Të paktën 19 persona, 13 prej të cilëve ushtarë janë vrarë 24 orët e fundit në këtë rajon separatist prorus", sipas një zëdënësi ushtarak ukrainas.
Njëzet e tetë shtetet e Bashkimit Evropian vendosën javën e kaluar sanksione të tjera kundër personave dhe entiteteve ruse dhe proruse konsideruar si përgjegjës të krizës ukrainase, por pa ashpërsuar për momentin masat ekonomike.
"Greqia nuk mund të ndërpresë lidhjet historike me Rusinë, por ajo mund të luajë një rol ndërmjetësues", theksoi ministri grek i Punëve të Jashtme, ish-anëtar i partisë komuniste.
/Shqiptarja.com