Kotzias: Janë pjekur kushtet për
zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë

Kotzias: Janë pjekur kushtet për<br />zgjidhjen e çështjeve me Shqipërinë<br>
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias në një intervistë për mediat në Athinë është shprehur optimist se marrëveshja me Shqipërinë do të finalizohet me sukses pas dy viteve bisedime.

Ai thotë se kushtet janë pjekur për një gjë të tillë. “Pas dy vitesh bisedime janë pjekur kushtet për zgjidhjen e problemeve të mbetura pezull me Shqipërinë’ deklaroi ai. Në Shqipëri, Bushati është në pritje të autorizimit nga Meta për të nisur negociatat për kufirin detar.

Kryediplomati grek u ndal edhe te negociatat me Maqedoninë duke u shprehur se është hapur një dritare mundësie për marrëveshje për çështjen e emrit.

Ndërsa problem mbeten marrëdhëniet me Turqinë ku theksoi se “Me Shqipërinë dhe Maqedoninë kemi probleme që lidhen me historinë, kulturën dhe trashëgiminë.

Ndërsa me Turqinë problemet janë më “të ashpra” dhe lidhen me interesat tona gjeopolitike dhe gjeostrategjike
” përfundoi Kotzias.

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024