Ajo ka shtuar se qeveria është e gatshme të shkelë marrëveshjen reciprokisht të dobishme të nënshkruar nga Greqia dhe Shqipëria në vitin 2009. Në lidhje me këtë, Kotzias është shprehur se nuk është e mundur të shkelet një marrëveshje që tashmë është fantazmë. Ai shprehu se nuk do të ndryshojë 100% e zonës detare, por vetëm 9%. Kotzias theksoi marrëveshja e 2009 nuk erdhi në ratifikim në Parlament nga qeveritë e mëparshme. "Një marrëveshje e vërtetë që do të zgjidhë çështjet teknike është më mirë se një marrëveshje fantazmë", është shprehur Kotzias.
Gazeta Kathimerini shkruan se Kotzias përpara parlamentit është shprehur se ai ndodhet përballë tri alternativave: “ose të mos bëjmë marrëveshje, ose të pranojmë vendimet e Gjykatës Kushtetuese, ose të përpiqemi të korrigjojmë çështjet teknike”. “Unë pres deklaroi Kotzias që të kemi një mirëkuptim dhe bashkëpunim. Sa herë që të doni, unë jam në dispozicionin tuaj për t’ju informuar. Nuk është mirë të nxirren përfundime nga raportet e shtypit.
Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në një mosmarrëveshje me Presidentin shqiptar”- ka theksuar Kotzias. Bakojani e akuzoi Kotzias se grupi negociator grek është zgjedhur në sekret të plotë dhe pa meritokraci. Kotzias në përgjigjen e tij tha se grupi negociator i palës greke përbëhet nga 10 persona për të cilët janë ekspertë të fushave të ndryshme dhe me kredibilitet. “Grupi ynë negociator përbëhet nga 10 persona. 8 janë zyrtarë të ministrisë së jashtme, një personalitet i të drejtës ndërkombëtare dhe një specialist i hartografisë” deklaroi Kotzias në parlamentin grek.
d.gj/ Shqiptarja.com

VIDEO











