Kotzias në Shkup, shmang 
aeroportin 'Aleksandri i Madh'

Kotzias në Shkup, shmang <br />aeroportin 'Aleksandri i Madh'
Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, do të qëndrojë këtë javë në Shkup, në kthim të vizitës që kreu dy muaj më parë në Athinë, shefi i diplomacisë së Maqedonisë Nikolla Dimitrov shkruajnë mediat maqedonase.

Ndërsa sipas mediave greke pritjet nga kjo vizitë janë të vogla, megjithëse shefi i diplomacisë greke i mban letrat të mbyllura.

E përjavshmja greke  “To Vima” vë në dukje se pala greke do të përpiqet të lëvizë në një vijë të mesme, ku nga njëra anë nuk do të lejojë Shkupin që të përvetësojë frymën konstruktive të muajve të fundit, dhe nga ana tjetër të bëjë të qartë se ende nuk janë krijuar premisat për një zgjidhje të shpejtë të mosmarrëveshjes për çështjen e emrit.

Kotzias në Shkup do të vijë në rrugë tokësore, përmes Selanikut.

Ky itinerar ndiqet me qëllim që të shmanget përdorimi i aeroportit të Shkupit, i cili prej vitit 2006 ka marrë emrin “Aleksandri i Madh”, duke shkaktuar reagimet e ashpra të Athinës që e akuzon vendin fqinj për uzurpim të historisë.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
 

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale

Kongresi i PS, ministrja Pirdeni: Fokus lufta ndaj korrupsionit, nisëm konsultimet për strategjinë e re! Prokurime publike me inteligjencë artificiale