Kotzias: Kemi mbyllur paketën e 
çështjeve të hapura me Shqipërinë

Kotzias: Kemi mbyllur paketën e <br />çështjeve të hapura me Shqipërinë<br>
Greqia i konsideron të mbyllura çështjet që kanë qenë prej shumë kohësh të hapura me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, në një intervistë të dhënë mbreme per televizionin “Alpha” ka theksuar prere se Greqia i ka mbyllur gjithë çështjet hapura me Shqipërinë, dhe ka shprehur shpresën që së shpejti të kurorëzohet marrëveshja përfundimtare.

 Ai ka pranuar se paketa e çështjeve që ishin të hapura prej 70 vitesh tashmë kurorëzohet në një marrëveshje. “Kishim probleme të hapura me dy nga tre fqinjët tanë veriorë, me Shkupin dhe me Shqipërinë. Para një muaji e mbyllëm me Shqipërinë gjithë paketën e çështjeve të hapura që prej 70 vitesh”- ka thene ai, duke shtuar me tej se “kjo është një gjë e mirë". "Vendi nuk duhet të ketë probleme të hapura”.

Sipas Kotzias, qendrat e dy vendeve me te cilat kishin probleme te hapura kane rtreguar maturi dhe mencuri ne raport me fqinjet. “Me palën shqiptare bisedimet tona dhe negociatat mbajtën dy vjet e gjysëm. Rrjedhimisht janë pjekur kushtet dhe ishte e natyrshme që që një moment të mbërrinim në një përfundim të mirë të tyre dhe shpresoj që të arrijmë aty”, tha ministri grek, por pa dhene detaje rreth paketes konkrete dhe marreveshjes./Tema/

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024

Xhudistja nga Kosova, Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë olimpike në Paris 2024