Kotzias në Tiranë, takime me 
krerët e shtetit...jo me minoritetin

Kotzias në Tiranë, takime me <br />krerët e shtetit...jo me minoritetin
TIRANË - Në vijim të turit të tij Ballkanik Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikolaos Kotzias do të vizitojë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri. Ai do të mbërrijë pasditen e sotme në Tiranë në orën19:05, pas përfundimit të takimeve me zyrtarë të lartë të Kosovës.

Ja cila do jetë axhenda e Kotzias nesër në Tiranë:

Në orën 10:30 Ministri Kotzias do takohet me homologun Ditmir Bushati. Takimi midis dy ministrave të Jashtëm do zhvillohet me dyer të mbyllura dhe pritet të zgjasë rreth 1 orë. Pas përfundimit të takimit, në orën 11:40 Kotzias dhe Bushati do dalin në një konferencë të përbashkët për shtyp.
 
Në orën 12:10 Ministri i Jashtëm grek do takohet me kryeministrin Edi Rama
 
Në orën 14:40  Kotzias do të zhvillojë një takim me Kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
 
Në 15:30 Presidenti Bujar Nishani do të presë në ambiente e Presidencës Ministrin e Jashtëm Grek, Nikolaos Kotzias.Takimi i fundit i Kotzias do të jetë me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha në orën 16:20.
 
Ashtu siç mund të shihet edhe nga axhenda e takimeve të përcaktuara Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikolaos Kotzias nuk do të zhvillojë asnjë takim me përfaqësues të minoritetit grek në vendin tonë. Këtë gjë e ka konfirmuar më parë edhe Ministria e Jashtme Greke në njoftimin e saj zyrtarë.
axhenda kotzias
Ndërkohë pak ditë më parë në gazetën e përditshme greke ‘Kathimerini’ u bënë publike 7 çështjet kryesore që Nikolaos Kotzias do të diskutojë në tiranë:

1-Do të diskutohet për Marrëveshjen e Detit të vitit 2009 pasi qeveria greke nuk ka pranuar rinegocim për këtë çështje, por do të marrë në konsideratë korrigjimet e mundshme teknike.

2-Do të diskutohet për heqjen e ligjit të luftës me Shqipërinë e miratuar nga Greqia që në vitin 1987.

3-Do të diskutohet për respektimin e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri.

4-Do të diskutohet për ndërtimin e 3 varrezave për ushtarët grekë të vrarë gjatë luftës në vitin 1940.

5-Do të diskutohet për koalicionin e qeverisë me PDIU, gjë e cila nuk është pritur mirë nga qeveria greke pas largimit nga posti i nënkryetarit të Kuvendit Vangjel Dule të PBDNJ dhe zëvendësimit të tij me kreun e partisë së çamëve Shpëtim Idrizi. Ministria e Jashtme e Greqisë ka bërë deklarata të forta kundër zgjedhjes së Idrizit në këtë post.

6-Do të diskutohet për mbështetjen e Greqisë ndaj Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

7-Do të diskutohet për një njohje të mundshme të pavarësisë së Kosovës nga Athina zyrtare
 
Më tej, në vijim të turit të tij Ballkanik, pas Shqipërisë ndalesa e radhës e Kotzias do jetë Bosnje Hercegovina.

Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)

Policia e Kosovës shpall në kërkim 3 shqiptarë, si bashkëpunëtorë në kultivimin dhe tregtinë e drogës (EMRAT)