Kotzias paralajmëron zgjidhjen e
emrit me Maqedoninë në 2018

Kotzias paralajmëron zgjidhjen e<br />emrit me Maqedoninë në 2018<br>
Ministri i Jashtëm i Greqisë ka paralajmëruar zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Maqedoninë për çështjen e emrit. Nikos Kocias për mediat greke ka theksuar se kah mesi i vitit 2018 çështja e emrit do të marrë fund.

Në deklaratën e tij shefi i diplomacisë greke tha theksuar se “plaga kombëtare” e hapur para 26 viteve duhet të shërohet në vitin 2018. Sipas Kocijasit problemi duhet të marr fund për shkak se në 2019 si në Greqi ashtu dhe në Maqedoni do të ketë zgjedhje. Ndërkohë ekspertët në Maqedoni presin intensifikim të negociatave Athinë- Shkup në periudhën e ardhshme, të cilat do të rezultojnë me propozim konkret.

Jam i mendimit se kontakte ka pasur edhe këtë periudhë. Mirëpo natyrisht ato pritet të intensifikohen tani. Pritet të ketë edhe ndonjë propozim konkret lidhur me zgjidhjen përfundimtare të kontestit me Republikën e Greqisë. Ndoshta ka edhe ndonjë propozim në qarkullim, mirëpo opinioni ende nuk e di këtë gjë derisa të finalizohet ndërmjet të dyja palëve – tha Bekim Kadriu, ekspert.

Andreja Stojkovski nga Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink” pret nga Qeveria t’i ndërrojë emrat e aeroportit dhe monumenteve të tjera, të cilat janë shkak që Greqia akuzon për irredentizëm. Por ai pret që Maqedonia fillimisht ta ndërrojë negociatorin, Vasko Naumovski i cili në këtë funksion është që nga vitin 2014.

Në aspekt të përshpejtimit të procesit ose dialogut, me gjasë do të mund të prisnim takim të negociatorëve të të dyja anëve. Edhe pse nga ajo që personalisht pres është që të shoh se negociatori për Maqedoninë do të jetë dikush më racional, që do të mund ta paraqesë situatën e re dhe nuk do të flet në emër të Qeverisë së mëparshme. Për fat të keq, negociatorin nuk e kemi diplomat karriere, por ambasador të emëruar politikisht – u shpreh Andreja Stojkovski,Qendra për Strategji Evropiane “Eurothink”.

Sipas Kadriut dhe Stojkovskit kur Shkupi dhe Athina do të gjejnë zgjidhje të përbashkët për emrin, çështja duhet të kalojë në referendum.

Në momentin kur të dyja palët do të kenë një marrëveshje të gatshme, mendoj që kjo marrëveshje në Republikën e Maqedonisë do të duhet të kalojë në referendum – theksoi Kadriu.

Informimi nënkupton një proces gjithëpërfshirës të debatit dhe dialogut shtetëror, ku do të diskutohet cila do të ishte linja e kuqe e Maqedonisë, për çka do të mund të negocionim, për çka nuk do të mund të negocionim, cilat do të ishin zgjidhjet e pranueshme dhe si do të duhet të vinim tek ygjidhjet e pranueshme – tha Stojkovski.

Ditë më parë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi se deri në fund të muajit do të fillojnë takimet e para me ndërmjetësin e OKB-së për emrin, Methju Nimic. Ndërsa zv/kryeministri, Bujar Osmani tha se së shpejti Qeveria do të fillojë me ndryshimin e emrave të pikave strategjike, që kanë nxitur revoltë në Greqinë fqinje, përcjellë Alsat.

Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online