Kotzias: Shqipëria në NATO
gabim, kushte për në BE
Në lidhje me Shqipërinë, Kotzias thekson se disa ëndërrojnë madhështi të rreme, të cilën nuk mund ta lejojë BE-ja dhe Greqia. Ai kujton se “Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe rruga e saj europiane u hap me mbështetjen e Greqisë, e madje pa këmbim, diçka që sipas tij ishte gabim”.
“Nuk do të pranojmë nga askush të ndryshojë kufijtë dhe kush luan me zjarrin, digjet”.
Ky është mesazhi kryesor që ka çuar ministri i Jashtëm grek, Nikos Kotzias, nëpërmjet intervistës së tij të fundit në gazetën e së dielës, “Real Neës”, dhe që u drejtohet Ankarasë, Tiranës dhe Shkupit.
Në lidhje me Shqipërinë, Kotzias thekson se disa ëndërrojnë madhështi të rreme, të cilën nuk mund ta lejojë BE-ja dhe Greqia. Ai kujton se “
Shqipëria u anëtarësua në NATO dhe rruga e saj europiane u hap me mbështetjen e Greqisë, e madje pa këmbim, diçka që sipas tij ishte gabim”.
Ndërkohë thekson gjithashtu se rruga e vendit fqinj në BE “kalon nëpërmjet reformës gjyqësore, luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të drogës, si dhe mbrojtjes së minoritetit kombëtar grek”.
Në fund, Kotzias shton se “kjo është rruga e stabilitetit dhe se tejkalimi i çdo paqëndrueshmërie brenda Shqipërisë kërkon konsolidimin e mëtejshëm të demokracisë dhe kulturën e kompromisit”.
I pyetur sesi iu përgjigjet deklaratave të Edi Ramës, se Greqia është një nga vendet që merr pjesë në destabilitetin e Shqipërisë, Kotziaspërgjigjet se nuk ka dëgjuar nga udhëheqja shqiptare diçka të tillë dhe se askush në Tiranë nuk mund ta thotë këtë.
Për sa i pëkret Shkupit, Kotzias shpreh shqetësimin e mungesës së kësaj kulture të mirëkuptimit dhe kompromiseve brenda vendit, duke theksuar se dëshira e Athinës është që të funksionojë demokracia dhe shteti ligjor, të cilat shihen nga Greqia si një faktor stabiliteti politik në rajon.
Ndërsa duke iu drejtuar Turqisë, ai thekson se “Greqia nuk është një vend i shkatërruar dhe as një shënjestër e lehtë”, ndaj dhe i fton fqinjët lindorë “të mos vënë më në pikëpyetje të drejtën dhe traktatet ndërkombëtare, të pranojnë realitetin dhe t’i rikthehen një dialogu produktiv”.
I pyetur sesi duhet të reagojë diplomacia greke në këtë situatë, Kotzias thekson se është e nevojshme të flasë pak, të mendojë shumë, të studiojë, të planifikojë me qetësi dhe të promovojë me durim zgjidhjet e kërkuara
.t.chRedaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?
-
E sportistëve
71.5%
-
E Komitetit Olimpik
24.3%
-
E qeverisë
4.2%
Vota total: 3485
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E bujshme/ Armando Broja drejt huazimit në Bundesligë, fillojnë negociatat me Chelsean
12 Gusht, 11:06
-
Intervistë me veten për pushimet në Shqipëri!
12 Gusht, 11:04
-
Vdekja e dhunshme e 42-vjeçarit në Korçë, kryepolici Rrumbullaku urdhëron inspektimin e Policisë së Pogradecit nëse e fshehën krimin
12 Gusht, 11:00
-
EMRI/ Mjeti i tonazhit të rëndë me të cilin punonte del nga rruga, vdes shoferi në Rubik
12 Gusht, 10:58
-
Tiranë/ I mituri sulmon me thikë dy 17-vjeçarët pas sherrit, njëri lëndohet! Pesë të arrestuar për plagosje, vjedhje dhe të dehur në timon
12 Gusht, 10:51
-
Valiev dhe Dudaev nga Rinasi: Shqipërinë e kemi në zemër, do Zoti herën tjetër medalje të artë
12 Gusht, 10:45
-
Zjarret/ 11 vatra zjarri aktive në vend! Vijojnë të jenë aktive flakët në Parkun kombëtar të Prespës në Malin e Thatë
12 Gusht, 10:44
-
Zaloshnja: Duhet një studim rigoroz për turizmin deri më 2030!
12 Gusht, 10:43
-
Pas sherrit i bën atentat me armë zjarri, 30-vjeçari i shpëton plumbave në Krujë! Autori me tre identitete arratiset, pranga për armëmbajtje shënjestrës (Emrat)
12 Gusht, 10:29
-
Greqi/ Zjarri i përmasave të mëdha del jashtë kontrollit në periferi të Athinës! Digjen dhjetra banesa dhe makina, evakuohen banorët
12 Gusht, 10:29
-
The Times: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut
12 Gusht, 10:28
-
Presidenti i Federatës së Mundjes, Sahit Prizreni: Përulje për këdo nderon flamurin shqiptar, krenari
12 Gusht, 10:23